Thursday, May 28, 2020

28.Maj.2020
Përmbajtja  programore 5: Online jetesa    (4 orë)
Përmbajtjet mësimore:
-Nocioni për blog dhe zbatimi i tij
-Krijimi i blogut
-Rregullimi praktik i përmbajtjes së blogut dhe vendosja komente në blogun e huaj
-Ueb si burim i informatave „Vulë digjitale“

(Mësimi i sotëm është në libër në faqet prej 4 deri 9)

Përmbajtjet mësimore: Krijimi i blogut
Mësimet ku i parashtroj, nëse keni vërejtur është një blog.
Për shkak se libri është pak i vjetër dhe brenda kohës në ueb-shfletuesit ka shum ndryshime mir është në vazhdim të ndiqni udhëzimet.

Për të krijuar një blog duhet të kesh e-mail adres në Google Chrome.
Hapi tjetër është të hapim adresën https://www.blogger.com/

Ose prej dritares Google Chrome zgjedhim së pari Google Apps (1) dhe pastaj veglën Blogger (2)
Me sa na hapet dritarja e Bloggerit.
Me shtypje të butonzës (3) CREATE YOUR BLOG na hapet dritarja sin ë vazhdim ku te pjesa (4) zgjedhim ose shkruajmë e-mailin tone që e kemi në Gmail.
Te pjesa (5) shkruajmë Paswordin (fjalëkalimin)
Na hapet faqja e Blogut ku te pjesa:
(6) Title – titullin e blogut
(7) Adres – shkruajmë adresën e blogut
     (Shembull adresa e blogut të Informatikës është informatika7vm@blogspot.com)
(8) Theme – e zgjedhim temën, modelin e faqes së blogut
(9) dhe së fundi për të hapur, krijuar blogu shtypim Create blog!

Shpjegimin e lartëshënuar mund ta shihni në linkun në vazhdim
Detyrë: Ata që mund të hapin një blog le krijojnë dhe të më dërgojnë adresën.










Thursday, May 21, 2020

21.Maj.2020
Përmbajtja  programore 5: Online jetesa    (4 orë)
Përmbajtjet mësimore:
-Nocioni për blog dhe zbatimi i tij
-Krijimi i blogut
-Rregullimi praktik i përmbajtjes së blogut dhe vendosja komente në blogun e huaj
-Ueb si burim i informatave „Vulë digjitale“

(Mësimet i keni në libër në faqet prej 1 deri 9)

Përmbajtjet mësimore: Nocioni për blog dhe zbatimi i tij

Detyrë: Në fund të mësimit i keni pyetjet, përgjigjuni në fletore pa shkruajtjen e pyetjeve, në dy faqe shihni të mos kaloni në faqe të tretë, i fotografoni të dy faqet bashkarish me një foto dhe e dërgoni detyrën si zakonisht.
Mos haroni ti përgjigjeni pyetjeve




Thursday, May 7, 2020

07.Maj.2020

Përsëritje për tre mësimet e fundit

- Të gjithë detyrat që i kam dhënë për tre mësimet e fundit dua ti zgjidhni dhe ti shkruani në fletore në mënyrën që kam dhënë me foton më poshtë.

- I fotografoni të dy faqet me përgjigjet në një foto dhe e dërgoni.

- Disa nxënës i kanë dërguar më parë përgjigjet e detyrave, do ti shkruajnë prap pse ora e sotme është në vend të përsëritjes dhe të vërtetohem në aktivitetin tuaj për 


  këto disa javë.

Detyrat e tre mësimeve të fundit janë:

 

16.Prill.2020

Detyra për ushtrimi me strukturë për zgjedhje

Detyra 1: Shkruaj një program që do t'i kërkojë përdoruesit të fusë një numër në intervalin nga 1 deri në 12. Kur përdoruesi zgjedh një numër, të shkruhet emriie muajit që i përgjigjet numrit të shkruajtur..

Për shembull: nëse shkruajmë numrin 5, të shkruhet Maj.

Test shembull:           Shkrue numrin: 5
                                    Maj

23.Prill.2020

Struktura për përsëritjen e ciklit në plotësimin e kushtit

Detyrë shtëpie
Detyra 1. Të shkruhen të gjithë numrat prej 1 deri 10 me përdorim të ciklit for.
Detyra 2. Të shkruhen numrat tek prej dhietëshes së dytë me ndihmë të ciklit for.
                  
(11,13,15,17,19)
Detyra 3. Të shkruhen të gjithë numrat deri 15, përveç numrit 7.

30.Prill.2020    

WHILE – Struktura për përsëritja

Detyrë shtëpie:
Shkruani një program që do të shkruajë një numër në intervalin prej 30 deri në 50. Nëse është e saktë të shkruhet porosija "Numri është në intervalin e kërkuar", dhe nëse jo, të shkruahet porosija "Përpiquni përsëri, numri nuk është në intervalin e kërkuar!"

Për shkak se detyrat janë pjesë të mësimeve të kaluara, hapni mësimin e datës përkatëse, lexoni dhe bëni detyrat.