Wednesday, March 25, 2020

26.Mars.2020
Mirdita nxënës.
Nëse nuk hepet punimi shtypni  READ MORE (ta dini për çdo herë)
A jeni gati për punë?
Para se të fillojmë me punë të përkujtohemi

Python është një gjuhë programimi e përdorur më shpesh për përdorim më të gjerë, e krijuar nga Guido van Rossum i fondacionit të softuerit Python në 1991. paraqet një gjuhë programimi e interpretuar, e krijuar me një filozofi dhe parime të përqendruara në kod të pastër dhe sintaksë të thjeshtë. Përbërja e gjuhës lejon që konceptet dhe algoritmet të shndërrohen shpejt në kod, dhe baza e gjuhës lejon projekte të vogla dhe të mëdha.
Deri më tani, ekzistojnë dy versione të kësaj gjuhe programimi Python (d.m.th. Python 2) dhe Python 3, në të cilat i mungon një lidhje e plotë me njëri-tjetrin.
                 Python Shell ose IDLE
        Mjedisi i integruar i zhvillimit (programimit)
        GUI , përdoruesi grafik i interfejsit
     Dy lloje të punës:
        Interaktive    dhe       Me shkrim (Skript)
Ø     Mënyra interactive e punës:
Në mënyrën interactive të punës, për secilin funksion ose shprehje mund të fitojmë rezultat.
I cili mund të na shërbejë për:
        Kontrollimin të sintaksës
        Për njohjen me veprimet e komandave të ndryshme
Ø Mënyra e punës me shkrim (skript):
Mundëson përdoruesin të shkruajë, ndryshojë dhe regjistrojë përgjithmonë programin
Programi ruhet në një datotekë me shtesë .py
Ne mund ta aktivizojmë dhe realizojmë programin disa herë
Në mjedisin interaktiv Python Shell klikojmë në на File>New file
Run>Run modul (F5)

Ø Programi im i parë
Në dritaren Python Shell mund të shkruhet tekst dhe të kryhen operacione themelore aritmetikore. Megjithatë urdhërat - komandat nuk mund të ruheshin dhe përsëri të  përdoreshin. Në Python, ne mund të rendisim komandat formë të programi. Ne e shkruajmë programin në një editor teksti, të cilin do ta hapim nëse klikojmë në File, pastaj në New Window . Pas kësaj hapet një dritare e re, në të cilën shkruajmë programin.   
Hapja e tekst editorit                                                                              Tekst editori            
 ØInformacione hyrëse në Python        
Gjatë aktivizimit të Pzthon Shell (IDLE), paraqitet një hapësirë punuese ku i shkruajmë instrukcionet e gjuhës programore (urdhërat). Instrukcionin e shkruan mbas shanjës
(prompt)  >>>. Me klikim të Enter, Realizohen instrukcionet.    

            Ushtrim 1.      >>> print(“hello”)
                                            hello

    Urdhërat e para (a=80 dhe b=30) janë urdhëra për të shoqëruar. Nëse për varijablën (ndryshueshmen) a  duam të japim vlerën 80 thjesht atë e shkruajmë. Shenja = është shenja me të cilin e shoqërojmë vlerën 80 për varijablën a.
Pasi e shkruajtëm programin duhet ta ruajmë. Prej menusë File zgjedhim Save, dhe japim emrin e punimit. Nëse duam ta realizojmë, prej menusë Run zgjedhim Run module ose thjesht shtypim tastin F5.
     Nëse duam të mbledhim numra të tjerë, duhet të kthehemi tek tekst editori dhe ti ndryshojmë vlerat të cilët janë të shoqëruar për varijablat a dhe b.
Atë më lehtë do ta bëjmë nëse prej menusë File, zgjedhim Recent Files.
Detyra 1. Bëni ndryshimin e vlerave të varijablëve, për a=180  dhe  b=100. Mos haroni para se ta realizoni programin, duhet ta ruani (File>Save) (Run>Run modul).
ØPython si kalkulator
    Operacionet mbledhje, zbritje, shumëzim dhe pjesëtim janë me shenjat standarde (+, -, *, /). Shenja // përdoret për pjesëtim me numër të plotë, shenja % për përcaktimin e mbetjes pas pjesëtimit dhe shenja ** për fuqëzim.


Futja e të dhënave përmes tastierës            

Shembulli 1: Krijoni program për mbledhjen e dy numrave të cilët futen përmes tastierës!

   Urdhëri a = input () mundëson që menjëherë pas aktivizimit të programit të shtohet numri i cili do të ruhet në ndryshoren-varijablën a. Tani nuk ka nevojë për ndryshimin të programit nëse duam të llogarisim shumën e numrave të ndryshëm. Kur programi takon urdhërin input (), pret derisa të futet vlera me tastierë dhe shtypim tastin Enter.
    Prandaj është mirë të shpjegoni se cili numër pritet të futet. Kjo do të thotë, përpara komandës input(), qëndron urdhëri print, që tregon se cilin numër duhet të futet. A do të mblidhen numrat? Shtypni F5, që të kontrolloni!
    Nëse fusim numrat 12 dhe 22, do të fitojmë se shuma e tyre është 1222, që sigurisht nuk është e saktë. Në fakt, programi thjesht vetëm i ngjit numrat tek njëri-tjetri dhe i pranon ato si tekst, jo si numra.                                       
                              
                        Shto mbledhësin e parë:
                              12
                              Shto mbledhësin e dytë:
                              22
                              Shuma është: 1222
                              >>>
Pra, ne duhet nga fjalët të bëjmë numra, dhe atë e bën urdhëri int.
Thjesht shkruajmë:       
                                      shuma=int(a)+int(b)
Shkruajeni programin tani duke futur int para a dhe b dhe kontrolloni rezultatin!
        print (`Shto mbledhësin e parë:`)
        a = input ()
        print (`Shto mbledhësin e dytë:`)
        b = input ()
        shuma=int(a)+int(b)
        print (`Shuma është:` , shuma )
  
Programi mund të shkruhet si më poshtë:
       a=input(`Shto mbledhësin e parë:`)
       b=input(`Shto mbledhësin e dytë:`)
       shuma=int(a)+int(b)
       print (`Shuma është:` , shuma )

Të mbajmë në mend: Urdhëri për futjen e të dhënave është input().
    Më shpesh e përdorim në formë x=input('informata')ku x është vendi në memori 
ku ruhet e dhëna, përderisa informata është përshkrimi i të dhënës të cilin e fusim.

    Urdhëri për futjen e të dhënave pranohet si futje të tekstit, për atë kur fusim numra duhet shkruajmë x=int(x)

Faleminderit për mirëkuptimin.
Orën e ardhëshme e kemi si me orar, të Enjten tjetër.