26.Mars.2020
Mirdita nxënës.
Nëse nuk hepet punimi shtypni READ MORE (ta dini për çdo herë)
A jeni gati për punë?
Para se të fillojmë
me punë të përkujtohemi
Python është
një gjuhë programimi e përdorur më shpesh për përdorim më të gjerë, e krijuar
nga Guido van Rossum i fondacionit të softuerit Python në 1991. paraqet një
gjuhë programimi e interpretuar, e krijuar me një filozofi dhe parime të
përqendruara në kod të pastër dhe sintaksë të thjeshtë. Përbërja e gjuhës lejon
që konceptet dhe algoritmet të shndërrohen shpejt në kod, dhe baza e gjuhës
lejon projekte të vogla dhe të mëdha.
Deri më tani, ekzistojnë dy versione të kësaj gjuhe
programimi Python (d.m.th. Python 2) dhe Python 3, në të cilat i mungon një
lidhje e plotë me njëri-tjetrin.
Python Shell ose IDLE
–
Mjedisi i integruar i zhvillimit
(programimit)
–
GUI , përdoruesi
grafik i interfejsit
Dy lloje të
punës:
–
Interaktive
dhe Me shkrim (Skript)
Ø
Mënyra interactive e punës:
Në mënyrën interactive të
punës, për secilin funksion ose shprehje mund të fitojmë rezultat.
I cili mund të na shërbejë për:
–
Kontrollimin të
sintaksës
–
Për njohjen me
veprimet e komandave të ndryshme
Ø Mënyra e punës me shkrim (skript):
Mundëson përdoruesin të
shkruajë, ndryshojë dhe regjistrojë përgjithmonë programin
Programi ruhet në një
datotekë me shtesë .py
Ne mund ta aktivizojmë dhe realizojmë
programin disa herë
Në mjedisin interaktiv Python
Shell klikojmë në на File>New file
Run>Run modul (F5)
Ø Programi im
i parë
Në dritaren Python Shell mund
të shkruhet tekst dhe të kryhen operacione themelore aritmetikore. Megjithatë
urdhërat - komandat nuk mund të ruheshin dhe përsëri të përdoreshin. Në Python, ne mund të rendisim
komandat formë të programi. Ne e shkruajmë programin në një editor teksti, të
cilin do ta hapim nëse klikojmë në File, pastaj në New Window .
Pas kësaj hapet një dritare e re, në të cilën shkruajmë programin.
 |
Hapja e tekst editorit Tekst editori
ØInformacione hyrëse në Python
Gjatë aktivizimit të Pzthon Shell (IDLE), paraqitet një hapësirë punuese ku i shkruajmë instrukcionet e gjuhës programore (urdhërat). Instrukcionin e shkruan mbas shanjës
(prompt)
>>>. Me klikim të Enter,
Realizohen instrukcionet.
Ushtrim 1. >>> print(“hello”)
hello
Urdhërat
e para (a=80 dhe b=30) janë urdhëra për të shoqëruar. Nëse për varijablën
(ndryshueshmen) a duam të japim vlerën 80 thjesht atë e
shkruajmë. Shenja = është shenja me të cilin e shoqërojmë vlerën 80 për
varijablën a.
Pasi e shkruajtëm programin duhet ta ruajmë. Prej
menusë File zgjedhim Save, dhe japim emrin e punimit. Nëse
duam ta realizojmë, prej menusë Run
zgjedhim Run module ose thjesht
shtypim tastin F5.
Nëse
duam të mbledhim numra të tjerë, duhet të kthehemi tek tekst editori dhe ti
ndryshojmë vlerat të cilët janë të shoqëruar për varijablat a dhe b.
Atë më lehtë do ta bëjmë nëse prej menusë File, zgjedhim Recent Files.
Detyra 1. Bëni ndryshimin e vlerave të varijablëve, për
a=180 dhe b=100. Mos haroni para se ta realizoni
programin, duhet ta ruani (File>Save) (Run>Run
modul).
ØPython si
kalkulator
Operacionet mbledhje, zbritje, shumëzim dhe
pjesëtim janë me shenjat standarde (+, -, *, /). Shenja // përdoret për
pjesëtim me numër të plotë, shenja % për përcaktimin e mbetjes pas pjesëtimit
dhe shenja ** për fuqëzim.

Futja e të dhënave përmes tastierës
Shembulli 1: Krijoni program për
mbledhjen e dy numrave të cilët futen përmes tastierës!
Urdhëri a = input () mundëson që menjëherë pas aktivizimit të programit të
shtohet numri i cili do të ruhet në ndryshoren-varijablën a. Tani nuk ka nevojë për ndryshimin të programit nëse duam të
llogarisim shumën e numrave të ndryshëm. Kur programi takon urdhërin input (), pret derisa të futet vlera me
tastierë dhe shtypim tastin Enter.
Prandaj është mirë të shpjegoni se cili numër
pritet të futet. Kjo do të thotë, përpara komandës input(), qëndron urdhëri print,
që tregon se cilin numër duhet të futet. A do të mblidhen numrat? Shtypni F5, që të kontrolloni!
Nëse fusim numrat 12 dhe 22, do të fitojmë se
shuma e tyre është 1222, që sigurisht nuk është e saktë. Në fakt, programi
thjesht vetëm i ngjit numrat tek njëri-tjetri dhe i pranon ato si tekst, jo si
numra.
Shto mbledhësin e parë:
12
Shto mbledhësin e dytë:
22
Shuma është: 1222
>>>
Pra, ne duhet nga fjalët të bëjmë
numra, dhe atë e bën urdhëri int.
Thjesht shkruajmë:
shuma=int(a)+int(b)
Shkruajeni programin tani duke
futur int para a dhe b dhe kontrolloni
rezultatin!
print (`Shto mbledhësin e parë:`)
a = input ()
print (`Shto mbledhësin e dytë:`)
b = input ()
shuma=int(a)+int(b)
print (`Shuma
është:` , shuma )
Programi mund të shkruhet si më poshtë:
a=input(`Shto
mbledhësin e parë:`)
b=input(`Shto
mbledhësin e dytë:`)
shuma=int(a)+int(b)
print (`Shuma është:` , shuma )
Të mbajmë në mend: Urdhëri për futjen e të dhënave është input().
Më shpesh e përdorim në formë x=input('informata'), ku x është vendi në memori
ku ruhet e dhëna, përderisa informata është përshkrimi i të dhënës
të cilin e fusim.
Urdhëri për futjen e të
dhënave pranohet si futje të tekstit, për atë kur fusim numra duhet shkruajmë x=int(x)
Faleminderit për mirëkuptimin.
Orën e ardhëshme e kemi si me orar, të Enjten tjetër.
|
No comments:
Post a Comment