Thursday, April 30, 2020

30.Prill.2020

Mësimin së pari shkrue në fletore, pastaj ushtro.

Pa mar parasysh a ke kompjuter ose programin Python detyrën shkrue në fletore.


Në fund të mësimit keni detyrë shtëpie. 


While - Struktura për përsëritje

Struktura WHILE ka të njëjtin qëllim si struktura FOR struktura për  përsëritje domethën përsëritje e një blloku të caktuar të komandave. Dallimi midis këtyre dy strukturave është se struktura WHILE nuk përmban numërues, si në strukturën FOR.

Struktura WHILE nuk ka numërues, por ka kusht. Kushti mundëson që urdhërat të përsëriten përderisa kushti të plotësohet. Nëse nuk plotësohet kushti, urdhërat nuk përsëriten.

Derisa kushti të plotësohet:
·                     Zbato urdhërin1                                 Gjuha natyrore (folurit)
·                     Zbato urdhërin2                                 
·                     ...

WHILE 
kushti:
·                     Blog me urdhëra1                               Gjuha programore Python
·                     Blog me urdhëra2
·                     ...

Struktura WHILE është shumë e thjeshtë dhe mundëson përsëritjen vetëm kur përmbushet një kusht i caktuar. Kushti në WHILE mund të përcaktohet me operatorët për krahasim, operatorët logjikë dhe operatorët aritmetikorë.

Shembulli 1:
Shkruani një program që do t'i lejojë përdoruesit të gjejë fjalëkalimin. Mundësia për të gjetur fjalëkalimin do të përsëritet derisa përdoruesi të gjejë (zbulojë) fjalëkalimin. Kur përdoruesi do ta zbulojë fjalëkalimin të shkruhet "Ju e futët fjalëkalimin të saktë", përndryshe të tregohet që fjalëkalimi është i gabuar dhe të përsëritet hyrja.

Pamja nëse fjalëkalimi është i saktë:
Shkruaj fjalëkalimin: libri
Shkruajtët fjalëkalim të saktë

Pamja nëse fjalëkalimi është i saktë:
Shkruaj fjalëkalimin: liburn
Shkruajtët fjalëkalim jot ë saktë – përpiqu edhe një herë
Shkruaj fjalëkalimin:

Zgjedhje:

password=' '
while password != 'libri':
    password=input('Shkruaj fjalëkalimin: ')
    if password=='libri':
        print('Shkruajtët fjalëkalim të saktë')
    else:
        print(' 'Shkruajtët fjalëkalim jo të saktë – përpiqu edhe një herë')

Në zgjidhje në vendin për kushtin while është përdorur operatori i krahasimit! =. Programi përsërit "shkruani fjalëkalimin" për aq kohë sa është e nevojshme derisa kushti  në ciklin while të përmbushet, d.m.th fjalëkalimi password == "libri".

Shembulli 2:
Shkruani një program që do t'i lejojë përdoruesit të hamendësojë (gjejë) numrat. Nëse zgjedhim 0, programi përfundon. Ndërprerja e programit do të bëhet me komandën break. Nëse përdoruesi shkruan numrin e saktë, do të shkruhet një porosi se numri është i gjetur. Nëse përdoruesi shkruan një numër më të madh ose më të vogël se ai i kërkuar, shkruajini një mesazh për përdoruesin se numri i futur është më i madh ose më i vogël se ai i kërkuar dhe kështu me radhë derisa përdoruesi të zgjedhë (zero) 0.

Shembull për pamje:
Lojë për gjetjen e numrit
Për ndërprerje të lojës shkruani 0
Shkruani numër: 5
Numri është më i vogël prej numrit të dhënë, orvatu përsëri
Shkruani numër: 18
Numri është më i madh prej numrit të dhënë, orvatu përsëri
Shkruani numër: 17
E gjetët numrin e dhënë, urime
Shkruani numër:

Zgjedhje 1:                       (shpjegim: vlera është numri që duhet të gjehet)

print ('Lojë për gjetjen e numrit')
print ('Për ndërprerje të lojës shkruani 0')

vlera=17

while 1:
    numri=int(input('Shkruani numër: '))
    if numri==vlera:
        print('E gjetët numrin e dhënë, urime')
    elif numri==0:
        break
    elif numri>vlera:
        print('Numri është më i madh prej numrit të dhënë, orvatu përsëri')
    elif numri<vlera:
        print('Numri është më i vogël prej numrit të dhënë, orvatu përsëri'
Ndryshorja (varijabla) vlera është vendosur i caktuar në 17. Ky është numri që përdoruesi duhet të gjejë (godasë). Kushti while është vendosur në 1, në fakt do të thotë true (e vërtetë). Ajo njësi (1) në kusht do të thotë që nëse shkruajmë ndonjë numër që nuk është zero, do të ekzekutohen urdhërat në while. Kur përdoruesi përzgjedh 0, është sikur të ketë zgjedhur false, dmth. programi ndërpritet. Ndërprerja mundësohet nga komanda break. Komanda break ka vetëm një funksion: të ndërpresë programin në një vend të caktuar aty ku programuesi e vendos atë.
Zgjedhje 2:

print ('Lojë për gjetjen e numrit')
print ('Për ndërprerje të lojës shkruani 0')

import random
vlera = random.randint(1,100)

while 1:
    numri=int(input(' Shkruani numër: '))
    if numri==vlera:
        print(' E gjetët numrin e dhënë, urime ')
    elif numri==0:
        break
    elif numri>vlera:
        print('Numri është më i madh prej numrit të dhënë, orvatu përsëri')
    elif numri<vlera:
        print('Numri është më i vogël prej numrit të dhënë, orvatu përsëri ')

Cili është ndryshimi midis zgjidhjes së parë dhe të dytë?
A ka ndryshorja vlera një vlerë (numër) fikse?
Në cilin interval mund të lëviz vlera?
Cila zgjidhje është më e mirë dhe më interesante për ata që do të marrin me mend?
Mendoni dhe përgjigjuni!

Shembulli 3:
Programi duhet t'i kërkojë përdoruesit të fusë një numër në intervalin nga 10 deri në 20. Nëse përdoruesi shkruan një numër të tillë, shkruaj "Urime – shkruajtët numër prej intervalit të kërkuar". Nëse përdoruesi nuk shkruan numër nga ai interval, shkruani: "Numri nuk është në interval prej 10 deri në 20 – përpiqu përsëri". Cikli të përsëritet për aq kohë sa gjendja është në TRUE, d.m.th. për sa kohë që përdoruesi fut numrat më të mëdha se zero. Nëse përdoruesi shkruan 0 ose False, programi përfundon.

Pamje për dalje:
Zgjedhje:

while True:
    numri = 
int(input('Shkruani numër në interval prej 10 deri 20: '))
    
if numri>=10 and numri<=20:
      
print('Urime – Shkruajtët numër prej intervali të kërkuar ', numër)

    
elif numri==False:
        
break
    
else:
        
print('Numri nuk është në Interval prej 10 deri 20')

        print('Përpiqu përsëri')

Në kushtin mundeshim në vend të True të shkruajmë një (1).
Dhe në të dy rastet dmth. programi ndërprehet vetëm atëherë kur do të shkruajmë zero (0).

Detyrë shtëpie:
Shkruani një program që do të shkruajë një numër në intervalin prej 30 deri në 50. Nëse është e saktë të shkruhet porosija "Numri është në intervalin e kërkuar", dhe nëse jo, të shkruahet porosija "Përpiquni përsëri, numri nuk është në intervalin e kërkuar!"










Thursday, April 23, 2020

23.Prill.2020

Mësimin së pari shkrue në fletore, pastaj ushtro.

Pa mar parasysh a ke kompjuter ose programin Python detyrën shkrue në fletore.

Në fund të mësimit keni detyrë shtëpie.

 

Struktura për përsëritjen e ciklit në plotësimin e kushtit

Urdhëri për përsëritje – cikli programor

 

Ciklet e programit janë strukturat e programit që lejojnë përsëritjet e shumëfishtë të një pjese të veçantë të kodit të programit.



Shembull për cikël është si në vijim:
Shembull Program:
Shkruani program ku do të përdoret cikli For për të shkruajtur vlera e numëratorit prej 1 deri më 5.

            Zgjedhje me Programin Python:

Ushtrim 1: Shkruani flalinë “Shkruani nxënës numër“ dhiet herë.
                     Duhet të fitojmë daljen si në vijim:
           Zgjedhje e ushtrimit 1 me Programin Python:
       

Ushtrim 2: Të shkruhen vetëm numrat çift prej 10 numrave të pare natyrorë!
                   Duhet të fitojmë daljen si në vijim:
             Zgjedhje e ushtrimit 2 me Programin Python:
       
Veni re!!! Në zgjidhjen shihni se ekzistojnë tre vlera në kllapa: 0 - vlera e parë, 10 - vlera përfundimtare dhe 2 është hapi i rritjes nga një numër në tjetrin. Nëse hapi i rritjes është 1, vlera e tretë nuk ka pse të shkruhet. Prandaj, kur llogarisim me hap me ymadhim për një, në kllapa ka vetëm dy vlera ajo - fillestare dhe përfundimtare)

Ushtrim 3: Të shkruhen gjasht numra me renditje të kundërt.
                   Për shembull 1, 2, 3, 4, 5, 6 të shkruhen si 6, 5, 4, 3, 2, 1
                   Duhet të fitojmë daljen si në vijim:
       Zgjedhje e ushtrimit 3 me Programin Python:





Ushtrim 4: Të shkruhen numrat 10 numrat e pare natyrorë, përveç numrit 7.
                   Duhet të fitojmë daljen si në vijim:
          Zgjedhje e ushtrimit 4 me Programin Python: 
     

Ushtrim 5: Gjeni shumën e numrave deri më 10. (1+2+3+...+9+10)
           Zgjedhje e ushtrimit 5 me Programin Python:
       
Fitojmë:    


Detyrë shtëpie
Besoj, i punuat ushtrimet prej 1 deri më 5 me Programin Python dhe do të keni më lehtë të zgjidhni detyrat në vazhdim. Nuk është e domozdoshme të keni Programin Python për të bërë detyrat.

1. Të shkruhen të gjithë numrat prej 1 deri 10 me përdorim të ciklit for.
2. Të shkruhen numrat tek prej dhietëshes së dytë me ndihmë të ciklit for.
    (11,13,15,17,19)
3. Të shkruhen të gjithë numrat deri 15, përveç numrit 7.

Përgjigjet shkruani në fletore në një faqe (mos kaloni në faqe tjetër)
Së pari në fillim të faqes shkruani Emrin, Mbiemrin, Klasën dhe numrin në ditar.
Keni tre pyetje përgjigjuni atyre.
E fotografoni dhe dërgoni me Viber
Detyra të dërgohet deri më 29.4.2020 (e Mërkurë)

Shembulli si duhet të jetë bërmbajtaja e fletës.
















Thursday, April 16, 2020

16.Prill.2020

Mësimin së pari shkrue në fletore, pastaj ushtro dhe bë detyrën

Pa mar parasysh a ke kompjuter ose programin Python detyrën q; do ta bëjsh shkrue në fletore, do të tregoj kur ta lishoni dhe si.

 

Detyra për ushtrimi me strukturë për zgjedhje

 

Shembulli 1: Bëni një program në Python, i cili do shkruajë nëse numri i futur është pozitiv, negativ ose zero duke përdorur kushtin elif.


Zgjedhje me Programin Python:

numri=float(input('shkruaj numër: '))
if numri>0:
    
print('Numër Pozitiv')
elif numri==0:
    
print('Zero')
else:
    
print('Numër Negativen ')

Test shembull:

Shkruaj numër: 4
Numër Pozitiv

Shkruaj numër: -1
Numër Negativ

Shkruaj numër: 0
Zero

Shembulli 2: Bëni një program në Python, me të cilin do të shtohet (shkruhet) temperatura e ajrit.

Nëse temperatura është më e lartë se 30 të shkruhet Ditë shum e ngrohtë.

Nëse është më pak se 10, të shkruhet Sot është ftohtë dhe

nëse temperatura është  midis 10 dhe 30  shkruhet As e ngrohtë, e as e ftohtë.


Zgjedhje me Programin Python:

temp=float(input('Shkrue temperaturën: '))
if temp>30:
    
print('Ditë shum e ngrohtë')
elif temp<10:
    
print('Sot është ftohtë')
else:
    
print('As ngrohtë, e as ftohtë')

Test shembull:

Shkrue temperaturën: 12
As ngrohtë, e as ftohtë

Shkrue temperaturën: -1
Sot është ftohtë

Shkrue temperaturën: 34
Ditë shum e ngrohtë


Shembulli 3: Mundësoni përdoruesin të futë nota prej 1 deri më 5.
Nëse përdoruesi zgjedh një nga notat (2, 3, 4 ose 5), të shkruhet "nota e fituar është (me fjalë shkruhet nota), kaluat";
Nëse nota është 1, të shkruhet "nota e fituar është e pamjaftuar, nuk ke kaluat";  
Nëse përdoruesi zgjedh një numër që nuk është në intervalin 1 deri në 5, të shkruhet notë Nota nuk ekziston.

Zgjedhje me Programin Python:

nota=int(input('Shkrue notën (1-5): '))
if nota==1:
    print('Nota është e pamjaftueshme, nuk kalove')
elif nota==2:
    print('Nota është e mjaftueshme, kalove ')
elif nota==3:
    print('Nota është e mirë, kalove ')
elif nota==4:
    print('Nota është e shumë e mirë, kalove ')
elif nota==5:
    print('Nota është e shkëlqyeshme, kalove ')
else:
    print('Nota nuk ekziston')

Test shembull:

Shkrue notën: 1
Nota është e pamjaftueshme, nuk kalove

Shkrue notën: : 3
Nota është e mirë, kalove

Shkrue notën: : 7
Nota nuk ekziston



Zgjidhni detyrën e mëposhtme, do të tregoj kur ta dërgoni :
Ushtrimet nuk ka nevojë të dërgohen, mjafton të ushtrohen


Detyra 1: Shkruaj një program që do t'i kërkojë përdoruesit të fusë një numër në intervalin nga 1 deri në 12. Kur përdoruesi zgjedh një numër, të shkruhet emriie muajit që i përgjigjet numrit të shkruajtur..

Për shembull: nëse shkruajmë numrin 5, të shkruhet Maj.

Test shembull:


Shkrue numrin: 5
Maj