30.Prill.2020
Mësimin së
pari shkrue në fletore, pastaj ushtro.
Pa mar
parasysh a ke kompjuter ose programin Python detyrën shkrue në fletore.
Në fund të
mësimit keni detyrë shtëpie.
While - Struktura për përsëritje
Struktura WHILE ka të njëjtin qëllim si struktura FOR struktura për përsëritje domethën përsëritje e një blloku të caktuar të komandave. Dallimi midis këtyre dy strukturave është se struktura WHILE nuk përmban numërues, si në strukturën FOR.
Struktura
WHILE nuk ka numërues, por ka kusht.
Kushti mundëson që urdhërat të përsëriten përderisa kushti të plotësohet. Nëse
nuk plotësohet kushti, urdhërat nuk përsëriten.
Derisa kushti të plotësohet:
·
Zbato urdhërin1
Gjuha natyrore (folurit)
·
Zbato urdhërin2
·
...
WHILE kushti:
·
Blog me urdhëra1
Gjuha programore Python
·
Blog me urdhëra2
·
...
Struktura WHILE është shumë e thjeshtë dhe mundëson
përsëritjen vetëm kur përmbushet një kusht i caktuar. Kushti në WHILE mund të përcaktohet
me operatorët për krahasim, operatorët logjikë dhe operatorët aritmetikorë.
Shembulli 1:
Shkruani një program që do t'i lejojë përdoruesit të gjejë
fjalëkalimin. Mundësia për të gjetur fjalëkalimin do të përsëritet derisa
përdoruesi të gjejë (zbulojë) fjalëkalimin. Kur përdoruesi do ta zbulojë
fjalëkalimin të shkruhet "Ju e futët fjalëkalimin të saktë", përndryshe
të tregohet që fjalëkalimi është i gabuar dhe të përsëritet hyrja.
Pamja
nëse fjalëkalimi është i saktë:
Shkruaj
fjalëkalimin: libri
Shkruajtët
fjalëkalim të saktë
Pamja
nëse fjalëkalimi është i saktë:
Shkruaj
fjalëkalimin: liburn
Shkruajtët
fjalëkalim jot ë saktë – përpiqu edhe një herë
Shkruaj
fjalëkalimin:
Zgjedhje:
password='
'
while password
!= 'libri':
password=input('Shkruaj fjalëkalimin:
')
if password=='libri':
print('Shkruajtët fjalëkalim të saktë')
else:
print(' 'Shkruajtët fjalëkalim jo të saktë – përpiqu edhe një herë')
Në zgjidhje në vendin për kushtin while është përdorur operatori i krahasimit! =. Programi përsërit
"shkruani fjalëkalimin" për aq kohë sa është e nevojshme derisa kushti në ciklin while të përmbushet, d.m.th fjalëkalimi password == "libri".
Shembulli 2:
Shkruani një program që do t'i lejojë përdoruesit të hamendësojë (gjejë)
numrat. Nëse zgjedhim 0, programi
përfundon. Ndërprerja e programit do të bëhet me komandën break. Nëse përdoruesi shkruan numrin e saktë, do të shkruhet një porosi
se numri është i gjetur. Nëse përdoruesi shkruan një numër më të madh ose më të
vogël se ai i kërkuar, shkruajini një mesazh për përdoruesin se numri i futur
është më i madh ose më i vogël se ai i kërkuar dhe kështu me radhë derisa
përdoruesi të zgjedhë (zero) 0.
Shembull për
pamje:
Lojë për gjetjen e numrit
Për ndërprerje të lojës shkruani 0
Shkruani numër: 5
Numri është më i vogël prej numrit të
dhënë, orvatu përsëri
Shkruani numër: 18
Numri është më i madh prej numrit të
dhënë, orvatu përsëri
Shkruani numër: 17
E gjetët numrin e dhënë, urime
Shkruani
numër:
Zgjedhje 1: (shpjegim: vlera është numri që duhet të gjehet)
print ('Lojë për gjetjen e numrit')
print ('Për ndërprerje të lojës shkruani 0')
vlera=17
while 1:
numri=int(input('Shkruani numër: '))
if numri==vlera:
print('E gjetët numrin e
dhënë, urime')
elif numri==0:
break
elif numri>vlera:
print('Numri është më i
madh prej numrit të dhënë, orvatu përsëri')
elif numri<vlera:
print('Numri është më i vogël prej numrit të dhënë,
orvatu përsëri')
Ndryshorja (varijabla) vlera është vendosur i caktuar në 17. Ky është numri që përdoruesi
duhet të gjejë (godasë). Kushti while është vendosur në 1, në fakt do të
thotë true (e vërtetë). Ajo njësi (1) në kusht do të thotë që nëse
shkruajmë ndonjë numër që nuk është zero, do të ekzekutohen urdhërat në while.
Kur përdoruesi përzgjedh 0, është sikur të ketë zgjedhur false, dmth. programi
ndërpritet. Ndërprerja mundësohet nga komanda break. Komanda break
ka vetëm një funksion: të ndërpresë programin në një vend të caktuar aty ku
programuesi e vendos atë.
Zgjedhje 2:
print ('Lojë për gjetjen e numrit')
print ('Për ndërprerje të lojës shkruani 0')
import random
vlera = random.randint(1,100)
while 1:
vlera = random.randint(1,100)
while 1:
numri=int(input(' Shkruani numër: '))
if numri==vlera:
print(' E gjetët numrin e dhënë, urime ')
elif numri==0:
break
elif numri>vlera:
print('Numri është më i madh prej numrit të dhënë, orvatu
përsëri')
elif numri<vlera:
print('Numri është më i vogël prej numrit të dhënë, orvatu
përsëri ')
Cili është ndryshimi midis zgjidhjes së parë dhe të dytë?
Cili është ndryshimi midis zgjidhjes së parë dhe të dytë?
A ka ndryshorja vlera
një vlerë (numër) fikse?
Në cilin interval mund të lëviz vlera?
Cila zgjidhje është më e mirë dhe më interesante për ata
që do të marrin me mend?
Mendoni dhe përgjigjuni!
Shembulli 3:
Programi duhet t'i kërkojë
përdoruesit të fusë një numër në intervalin nga 10 deri në 20. Nëse përdoruesi
shkruan një numër të tillë, shkruaj "Urime
– shkruajtët numër prej intervalit të kërkuar". Nëse përdoruesi nuk
shkruan numër nga ai interval, shkruani: "Numri nuk është në interval prej 10 deri në 20 – përpiqu përsëri".
Cikli të përsëritet për aq kohë sa gjendja është në TRUE, d.m.th. për sa kohë
që përdoruesi fut numrat më të mëdha se zero. Nëse përdoruesi shkruan 0 ose False, programi përfundon.
Pamje për dalje:
Zgjedhje:
while True:
numri = int(input('Shkruani numër në interval prej 10 deri 20: '))
if numri>=10 and numri<=20:
print('Urime – Shkruajtët numër prej intervali të kërkuar ', numër)
elif numri==False:
break
else:
print('Numri nuk është në Interval prej 10 deri 20')
print('Përpiqu përsëri')
Në kushtin mundeshim në vend të True të shkruajmë një (1).
Dhe në të dy
rastet dmth. programi ndërprehet vetëm atëherë kur do të shkruajmë zero (0).
Detyrë shtëpie:
Shkruani një
program që do të shkruajë një numër në intervalin prej 30 deri në 50. Nëse
është e saktë të shkruhet porosija "Numri
është në intervalin e kërkuar", dhe nëse jo, të shkruahet porosija "Përpiquni përsëri, numri nuk është në
intervalin e kërkuar!"

No comments:
Post a Comment